MENU

Dokumenti

Grabitja në Rinas/ Deputetët e rinj kërkojnë interpelancë urgjente me Sandër Lleshaj

15.04.2019 - 16:23

Deputetët e rinj të opozitës por edhe ata që nuk pranuan të lanë mandatet kërkojnë interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Dokumenti drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi është firmosur nga 11 deputetë, mes tyre dhe Ralf Gjoni, Myslim Murrizi, Lefter Koka, Edlira Hyseni. Lefter Maliqi, Arben Elezi, Halil Jakimi dhe Nimet Musaj.

Grupi i deputetëve kërkon sqarime për grabitjen e milioan eurove në aeroportin Nënë Tereza në datën 9 prill 2019 dhe kërkon shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare si dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik në ambientet e këtij objekti strategjik të rëndësisë së veçantë në territorin e republikës së Shqipërisë.