MENU
klinika

Deklarata

Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Kompania kineze dështoi

10.04.2019 - 15:33

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, doli në një deklaratë për mediat, 24 orë pas grabitjes së supërgrabitjes në Rinas,

Lleshaj ia ngarkoi përgjegjësitë kompanisë koncensionare për sigurinë në Rinas.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në Rinas, nuk ka funksionuar sistemi i sigurisë së koncesionarit. Kompania kineze e sigurisë ka dështuar në misionin e saj. Nuk është sinjalizuar policia për rastin, edhe pse duhej bërë.

Koncesionari nuk ka vepruar siç duhet, duke mos njoftuar policinë. Por policia ka vepruar me vendosmëri duke kryer misionin e saj.

Forcat policore kanë vepruar në vend dhe më tej dhe sot kemi prova materiale të rëndësishme. Grupi hetimor ka prova me rëndësi për ngjarjen. Do të merren masa për të ruajtur sigurinë kombëtare”, tha Lleshaj.

Ministri nënvizoi se grabitja po hetohet me intensitet të lartë nga policia dhe Prokuroria, ndërsa shtoi se aktualisht siguria në aeroport është e garantuar.