MENU
klinika

Kontrolle të rrepta

Grabitja në Rinas/ Rendi zbret në Krujë, kërkohet një femër

25.04.2019 - 19:30

Policia ka nisur një aksion në qytetin e Krujës në kuadër të hetimeve për grabitjen e rreth 6 milion eurove në Rinas.

Forcat e rendit po ushtrojnë kontroll në dyqanin e shtetasit Elton Pikli si dhe në banesën e Oltion Veselit, gjithashtu i arrestuar.

Policia po ushtron kontrolle edhe në disa fshatra të Krujës dhe në fshatin Nikël të Fushë Krujës.

Pikli, 32 vjeç nga Kruja, është i arrestuari i pestë për grabitjen në Rinas, ndërsa më herët janë arrestuar edhe shtetasit Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela, ndërsa në kërkim është shpallur një femër, e cila besohet se i ka vënë zjarrin furgonit me të cilën u larguan grabitësit.