24.04.2019 - 09:16
Gjatë ditës së sotme pritet që gjykata për Krime të Rënda të japë masën e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë nga grabitja e Rinasit.
Bëhet fjalë për Renaldo Sulën, 25 vjeç; Saimir Çelën, 28 vjeç; Oltian Veseli, 38 vjeç.
Kujtojmë që dje gjykata la në burg Alkond Bregasin, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.
Ai ka pohuar se ka modifikuar furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.
Bengasit i ëshë dhënë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.