MENU
klinika

Detajet

Grabitja Rinas/ Krimet e Rënda nisin verifikimet, në “sitë” drejtuesit e…

21.04.2019 - 13:16

Në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas, prokuroria e Krimeve të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive.

Mësohet se në prokurori për të dëshmuar dhe për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen dhe masat e sigurise, do të thirren drejtues të aeroportit.

Grupi hetimor ka administruar dhe bërë këqyrjen e dokumentacionit dhe praktikës së ndjekur në Aeroportin e Rinasit atë ditë, por edhe të praktikës së zakonshme.

Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime paralele edhe për grabitjen, edhe për vrasjen e Admir Muratajt.

Kujtojmë që në lidhje me grabitjen, Policia e Shtetit tha se sinjali për grabitje është dhënë me vonesë.

Në përgjigje të Policisë, kompania tha se sinjali është dhënë në kohë dhe se ata kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme.