Të dhënat lidhur me trafikimin e drogës që po kryhet në Shqipëri, dhe dëshmitë e fuqizimit të bandave, kanë detyruar qeverinë e Holandës të japë alarmin në vend.
Një javë pas takimeve që zhvilloi në Shqipëri, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare duke kërkuar të bëjë më shumë punë për të frenuar bandat e drogës. Sipas tij, shqiptarët janë kthyer në rrezik të madh për rendin në Holandë pasi janë ndër furnizuesit kryesor të kokainës.
Alarmi është dhënë nga Ferdinand Grapperhaus, Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në qeverinë e Holandës, i cili kërkon që Shqipëria të marrë masa për të frenuar fenomenin e trafikimit të lëndëve narkotike.
“Bandat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Kriminelët shqiptarë punojnë në mënyrë të organizuar, janë kthyer në partner të besueshëm dhe për kriminelë të vendeve të tjera. Bandat shqiptare të kokainës jane aktive nga Amerika e Jugut deri në Limburg. Kokaina hyn nga shqiptarët përmes portit të Roteradmit. Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit”
Një javë më parë, ministri holandez zhvilloi takime me homologët e tij në Tiranë, homologun Sandër Lleshaj dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku shprehu kritika për djegien e mandateve nga opozita.
Në Holandë pak ditë më parë disa parti politike kanë propozuar rikthimin e vizave për shqiptarët, si e vetmja mundësi për të frenuar krimin e organizuar shqiptar atje.