MENU
klinika

Marubi/Gratë moderne shkodrane

Kur Tefta Tashko sillte modën nga Parisi

23.04.2019 - 15:51

Studioja fotografike “Marubi”, e famshmja që realizoi faktet e para me pamje të jetës së shqiptarëve mes shekujve19-20, ka lënë gjurmën origjinale në kulturën dhe historinë e popullit shqiptar. Me punën e palodhur dhe pasionin për fotografinë, Marubi ka rezervuar plot pamje nga jeta shoqërore e Shqipërosë së kohës, si edhe të gruas shqiptare. Ai dëshmon sesi, mes vështirësish ekonomike dhe sociale, nuk ka mundur të venitet as të fshihet bukuria e femrës.

Fotograitë e mëposhtme, që mbajnë firmën e tij, pasqyrojnë me vërtetësi përditshmërinë e gruas shqiptare, në kërë rast asaj shkodrane, me idenë se ajo ka mundur ta ruajë të paprekur bukurinë, fisnikërinë dhe feminitetin duke u ndikuar nga moderniteti, apo kultura oksidentale, përcaktuar kjo në ato rrethana historiko-kulturore.

 

Kjo është një pjesë e galerisë së mrekullueshme të fotove, shkëputur nga arsenali i Marubit, duke filluar nga shekullit 19-të dhe fillim të shekullit 20-të:

 

Gra shkodrane që mbajnë veshur rrobat e tyre më të mira, zbukuruar me shumë të bizhuteri.

 

Pamje e një gruaje katolike, me vellon dhe dantellat e një kostumi me ndikim japonez!

 

Një grua me kostum tradicional, jelek i qëndisur në ar dhe pantallona të gjera

 

“Zinxhirë të zbukuruar me medalione, që mbaheshin për të shmangur syrin e keq”

 

Shfaqja e statusit shoqëror nëpërmjet veshjes: Rosa Pistulli, portret (një qytetare nga Shkodra), rreth fundit të shekullit të 19-të

 

Pavarësia e Shqipërisë lejoi edhe ndikimin nga moda perëndimore. Gratë janë orientuar nga Parisi, siç bëri sopranoja shqiptare Tefta Tashko, në këtë foto nga viti 1930

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid

Java e Trashëgimisë Kulturore

Edukimi përmes Kulturës

Shprehje për Shkodrën

Çka e cila është Shkodra?