MENU

Arsyeja

Greqia ortodokse shemb Kishën e “Shën Dhimitrit”

14.04.2019 - 20:30

Nga Arben Llalla

“Barbaria greke ndaj Kishës!

Rrënimi i kësaj kishe ortodokse nuk ka ndodhur në Shqipëri, as në Turqi apo në një vend tjetër mysliman, por në Greqinë Ortodokse.

Para dy ditësh makineritë e bashkisë së Follorinës shembën kishën e Shën Dhimitrit në fshatin Mavropigji të Ptomelaidhës.

Arsyeja e shembjes së kësaj kishe ishte se që nga viti 2014, asnjë besimtar nuk e frekuentonte këtë kishë. Dhe pa dhimbje për respektimin e një objekti fetar makineritë greke e shembën. Ajo që është më ironike se asnjë ankesë nga besimtarët ortodoksë grekë nuk pati.

Ndërsa kur rrënohet ndonjë kishë ortodokse në botë grekët me qeveritë e tyre janë të parët që bërtasin, ulërasin sikur të ishin kishat e tyre.

Pa dhimbje kryqi dhe këmbëna u shkulën, u dërguan më tej për skrap ashtu si dikur në vendet ateiste komuniste…”

Lajmi nga media greke