MENU
klinika

Nervozohet Brad Pitt

Habit Angelina Jolie, i lë pasurinë vetëm një fëmije

26.04.2019 - 14:10

Angelina Jolie asnjëherë nuk e ka fshehur që nga 6 fëmijët, Maddox djali që ajo adoptoi në vitin 2005 është i preferuari i saj. 

Sipas burimeve pranë Jolie, ajo ka vendosur që të gjithë pasurinë e saj 116 milionë dollarëshe t`ia lërë vetëm Maddox, duke përjashtuar kështu 5 fëmijet e saj biologjikë, Shiloh, Knox dhe Vivianne, si dhe të adoptuarit e tjerë Zahara dhe Pax.

Këtë lajm e ka dëgjuar edhe Brad Pitt, i cili menjëherë është nervozuar.

 

Sapo Brad mendoi që gjeti gjuhën e përbashkët me Angelinën për të finalizuar divorcin, ai mëson se ajo do t`ia lërë të gjithë pasurinë Maddox. Kjo është e pakuptimtë. Angelina po mënjanon fëmijët e tjerë, dhe Brad nuk do ta lejojë këtë.

 

Përveç kësaj, ajo do t`ia kalojë menaxhimin e kompanisë së saj filmike Maddox. Ai është një djalë i zgjuar dhe po mëson si të menaxhojë bzinesnin miliona dollarësh të nënës së tij”, raportoi burimi për Raddar.

Në vitin 2016 u tha se Maddox ishte arsyeja e ndarjes së Angelin dhe Brad. Pas një zënke mes aktorëve, Maddox ndërhyri për të mbrojtur nënën e tij dhe Brad e dhunoi fizikisht.Në atë kohë kjo ngjarje u hetua edhe nga policia.