MENU
klinika

Vizita

Hahn në Washington: Synojmë të sjellim Ballkanin në BE

10.04.2019 - 21:54

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, zhvilloi një takim me partnerët ndërkombëtarë në Washington.

Në ditën e dytë të vizitës, ai ka folur edhe për strategjinë e Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është të stabilizojmë rajonin dhe t’i sjellim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”, mësohet të ketë thënë Hahn.

Më tej ai shtoi se besueshmëria e BE-së është në rrezik.

“Ne duhet të jemi shumë të vendosur, por të drejtë dhe të pranojmë arritjet kur dhe ku është e duhur. Mosnjohja e angazhimeve do të thotë humbje e fuqisë”, nënvizoi Komisioneri.

Sipas infrmacioneve, Takimet e Hahn ishin në kuadër çështjeve të rëndësishme si Ballkani Perëndimor, Politika Evropiane e Fqinjësisë apo dhe trajtimi i sfidave globale.