MENU
klinika

Peshon mbi 1 kg

Hamburgeri më i shtrenjtë në botë përmban pluhur ari

07.04.2019 - 13:57

Kuzhinieri i një restoranti në Tokio të Japonisë, Patrick Shimada është ‘arkitekti’ që përgatit një hamburger tepër të rrallë.

Ai ka arritur të bëjë hamburgerin më të shtrenjtë në botë, që kushton plot 700 funte. Ushqimi që peshon mbi 1 kilogram, ka copëza mishi të prera hollë, sos të veçantë të punuar nga mëlçitë e rosës, kërpudha të rralla, lakra, djathë të butë, domate dhe qepë.

Më e veçanta e këtij ushqimi, është se përmban edhe pluhur ari, që i jep një shije të përkryer. 

Hamburgeri është krijuar, për të festuar kurorëzimin e Princit Naruhito, si Mbreti i ri i Japonisë.

Ushqimi i rrallë do të jetë në menunë e restorantit duke filluar nga muaji qershor, ndërsa për ta ngrënë, duhet porositur 3 ditë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN