Kanë nisur punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri, i cili ka postuar një video në profilin e tij në Facebook.
Në këtë video ai shihet me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe me inxhinierët.
Sipas planifikimeve, punimet duhet të mbarojnë për 24 muaj, pra për dy vjet, ndërkohë që i gjithë aeroporti është planifikuar të kushtojë rreth 10 milion euro.
Postimi i plotë:
‘Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar “low cost”, i cili parashikohet të tërheqë rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë, për të arritur në vite në 1 milion pasagjerë, duke krijuar nga ana tjetër rreth 12 mijë vende pune në zonë si rezultat i aktivitetit të gjerë ekonomik që sjell aeroporti në jetën e një zone’, shkruan kryeministri krahas videos.