MENU
klinika

I aksesueshëm për mjetet

Hapet tuneli ‘Panoramik’/ ARRSH: Ndërhyrjet vijojnë për rigjelbërim!

28.04.2019 - 18:09

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të diel se kanë përfunduar ditën e djeshme punimet e tunelit në aksin rrugor Tunel–Elbasan, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan.

Sipas ARRSH, tuneli tashmë është i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e mjeteve.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton të gjithë përdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan se dje më datë 27 Prill 2019 kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel–Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë–Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë. Tuneli tashmë është i aksesueshëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po tashmë pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës”-thuhet në njoftim.