MENU
klinika

Gazetari publikon gafën

Haradinaj bie në ‘kurthin’ e humoristëve

21.04.2019 - 21:28

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë rënë në ‘kurthin’ e një shakaje duke menduar se ishte lajm i vërtetë.

Shefi i Qeverisë kosovarë uroi një humorist si kryeministër i ri i Ukraninës, një gafë e cila nuk i ka shpëtuar gazetarit të “The Guardian”, Shaun Walker.

Haradinaj i kishte uruar sukses presidentit aktual Petro Poroshenko, por ai gjithashtu kishte uruar edhe “Kryeministrin e ardhshëm të Ukrainës, Vovan Luxusov”. 

Ky i fundit është emër i trilluar nga dy komedian rusë. Gazetari pasi bëri publike ‘gafën’ pyeti me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov).

Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.

Gazetari kishte ruajtur postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!