MENU
klinika

Taksa 100%

Haradinaj në SHBA: Jam ushtar i Amerikës!

08.04.2019 - 09:23

Teka ishte në një vizitë zyrtare në Detroid, SHBA, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pyetur për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hardinaj tha se është ushtar i Amerikës dhe se zbaton urdhrat sikurse i parasheh terreni.

Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme, se kemi pas luftë e tragjedi. Qëndrimet tona në lidhje me Serbinë dhe Rusinë janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre..”, tha Haradinaj.

I pyetur për taksën, Kryeministri i Kosovës u përgjigj se, “Unë jam njeri i terrenit si ushtari i Amerikës në terren, unë i zbatoj urdhrat, por i zbatoj si e parasheh terreni. Besoj se duke forcuar Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve

Skadon afati i Kosovës e Serbisë për dërgimin e komenteve

çfarë pritet të ndodhë deri në fund të vitit

Vuçiç bisedon me Melonin, “premtimi” i kryeministres italiane

Lëvizjet që kanë nxitur polemika në Sarajevë

Vucic ‘hidh e prit’ me politikanët e Bosnjë-Hercegovinës

Çfarë ka marrë në këmbim Aleksandër Vuçiç

Miniera e litiumit, politikanët serbë zbardhin prapaskenat