MENU
klinika

Postimi

Hashim Thaçi zbulon kur dhe ku do të mbahet Samiti i radhës

30.04.2019 - 08:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas përfundimit të Samitit të Berlinit ka folur për takimin që kanë zhvilluar me kancelaren Merkel dhe presidentin francez Macron.

Thaçi ka pranuar se gjatë takimit është folur për liberalizimin e vizave. Ai tha se qëndrimi i liderëve të Ballkanit për këtë temë ishte zhgënjyes.

“Kosova ka theksuar shumë qartë se na duhet liberalizimi i vizave, dhe i kemi plotësuar kriteret. Kishte një paqartësi për liberalizimin e vizave, pasi është padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovën”, tha ai.

Ai tha se vendosja e taksës ka qenë një propozim legjitim, ndërkaq në fund tha se emëruesi i përbashkët i takimit ishte “jemi pajtuar që të mos pajtohemi”.

Ndërkaq në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se takimi i radhës do të mbahet më 1 korrik në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve parlamentare të BE-së, zëri konstruktiv dhe i unifikuar në BE do t’i sigurojë Kosovës fitore dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, duke i hapur vendit rrugën në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar në Twitter presidenti Thaçi.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!