MENU
klinika

Premier League, java 33

Hazard imiton Messin, Chelsea i treti

08.04.2019 - 22:51

Dy gola fantastikë të Eden Hazard në derbi dhe Chelsea fiton 2-0 përballë West Ham në “Stamford Bridge”. Një sukses që ngjit Blutë e Londrës në vendin e tretë.

Eden Hazard ka zhbllokuar rezultatin ndaj West Ham në minutën e 24’ me një gol “alla” Messi. Magjistari belg ka dribluar 4-5 lojtarë përpara ta dërgonte topin ne rrjetë me shumë klas.

Pavarësisht dominimit të vendasve, Chelsea ka mbajtur në ankth tifozët deri në fundin e ndeshjes, kur ishte përsëri Hazard që realizon për Blutë.

Kështu, Chelsea rikthehet në zonën “Champions”, por rivalët kanë nga një ndeshje më pak. Pesë javë nga fundi, lufta për vendin e 3-të dhe të 4-t është bërë mjaft e ndezur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 19

Chelsea i falet Hazard ndaj Watford