MENU
klinika

Heq mjekrën pas 7 vitesh

Aktori më seksi në botë habit më ndryshimin drastik

21.04.2019 - 10:05

Ai është cilësuar si një nga aktorët më seksi në botë, por pas vendimit të fundit që ka marrë në lidhje me pamjen e tij fizike rrezikon “të mos jetë më”.

Bëhet fjalë për të shumëpëlqyerin Jason Momoa, i cili ka ndërmarrë një hap drastik për të ndryshuar diçka të rëndësishme në jetën e tij.

Jason ka postuar në Youtube videon teksa heq të gjithë mjekrën.

Ndërkohë ai po flet me mikun e tij për rëndësinë e riciklimit.

Dhe mesa duket kjo ishte mënyra e tij për të marrë vëmendjen për një çështje me rëndësi.

kolana e librave

Lamtumirë DROGO, AQUAMAN, DECLAN, BABA! Po e heq këtë bishën, është koha për një ndryshim.

Një ndryshim për mirë… për fëmijët e mi, për fëmijët e tu, për botën. Le të bëjmë një ndryshim pozitiv për shëndetin e planetit tonë.

Le të pastrojmë oqeanet tona dhe tokën tonë. Bashkohu në këtë rrugëtim.

Le të bëjmë një ndryshim me aluminin e riciklueshëm përjetësisht.

Ujë në kanaçe, JO në plastikë.”- shkruhet krahë videos.