MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur me 10 prill?

10.04.2019 - 08:02

1553 – Lindi Hugo Grotius, jurist holandez – filozof, teolog, dramaturg, historiograf, poet, burrë shteti dhe diplomat – hodhi themelet e së Drejtës Ndërkombëtare, bazuar në ligjin natyror. Në “Mare Liberum” botuar më 1609, Grotius formuloi parimin e ri, sipas të cilit, deti është territor ndërkombëtar dhe të gjitha kombet janë të lirë ta përdorin atë për tregti detare. Kritikët thonë se Grotius, duke mbrojtur lirinë detare, përpiqej të arsyetonte politikën holandeze për shpërbërjen e monopoleve të ndryshme tregtare, dhe që më pas Holanda të krijonte monopolin e vet.

1821 – Patriarku Gregori V e Konstandinopojës varet në litar nga osmanët në portën kryesore të Patriarkanës; trupi i tij u hodh në Bosfor. Në fillim të Luftës greke të Pavarësisë, Gregori V u fajësua nga Sulltan Mahmudit II për paaftësi për të bindur grekët të hiqnin dorë nga kryengritja (edhe pse patriarku i kishte dënuar në fakt e aktivitetet kryengritëse greke). Ekzekutimi me varje i Gregorit V, sidomos të dielën në ditën e Pashkëve, tronditi dhe zemëroi grekët, si dhe shkaktoi protesta në Evropë, duke nxitur lëvizjen filohelene.

1826 – Të 10 mijë e 500 banorët e Mesolongit lënë qytetin pas rrethimit për një vit nga forcat osmane. Shumë pak prej tyre mbijetuan.

1858 – Në Londër, “Big Ben “, këmbana 13.76 tonësh, e riderdhur, u vendos në Kullën e Westminsterit.

1864 – Arqiduka Maximilian i Habsburgëve shpallet perandor i Meksikës gjatë ndërhyrjes franceze në këtë vend.

1869 – Jose Marti themelon Partinë Revolucionare kubane.

1919 – Udhëheqësi i Revolucionit meksikan Emiliano Zapata vritet pabesisht në pritë nga forcat qeveritare në Morelos.

1941 – Lufta e Dytë Botërore: Fuqitë e Boshtit në Evropë krijojnë Shtetin e Kroacisë të pavarur nga Jugosllavia e pushtuar, duke vendosur në pushtet ustashët fashistë të Ante Paveliçit.

1961 – Në Izrael fillon gjyqi ndaj nazistit Adolf Eichmann për krime lufte. Në maj 1960, agjentët e Shërbimit të Sigurimit izraelit e rrëmbyen Eichmannin në Argjentinë dhe e çuan në Jeruzalem për gjykim, ku ai dëshmoi pas një mburoje prej antiplumb. Çështja Eichmann ngjalli interes ndërkombëtar, duke vendosur mizoritë naziste në krye të lajmeve botërore. Eichmann u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje . Më 1 qershor 1962 Eichmann u ekzekutua me varje. Trupi i tij u dogj dhe hiri u përhap në det, përtej ujërave territoriale të Izraelit. Ekzekutimi i Adolf Eichmann mbetet i vetmi rast që Izraeli ka miratuar një dënim me vdekje.

FILE – The 1961 file photo shows Adolf Eichmann standing in his glass cage in the Jerusalem courtroom where he was tried for war crimes committed during World War II. Germany’s highest court has rejected a newspaper’s suit against a ruling that the country’s foreign intelligence service can keep secret parts of its files on Adolf Eichmann, known as the architect of the Holocaust. The Federal Constitutional Court said Friday July 25, 2014 that the complaint was dismissed last month. No reasons were given for the decision. Bild newspaper had sought to overturn a lower court’s ruling last year that the BND intelligence agency was within its rights to black out passages from the files sought by a journalist attempting to shed light on whether West German authorities knew in the 1950s where Eichmann fled after World War II. (AP Photo,b/w file)

2010 – Aeroplani i forcës ajrore polake Tu – 154M rrëzohet pranë Smolenskut, Rusi, duke vrarë 96 njerëz në bord, përfshi edhe presidentin polak Lech Kaczyński dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë të të Polonisë.