MENU
klinika

"Uragani"

Historia e Carter, mes burgut dhe boksit

04.04.2019 - 15:24

Një histori e denjë për skenar filmi. Fjala është për boksierin Rubin Carter, një nga më të fuqishmit që ka pasur nga sport, pasi disa duele i ka mbyllur në harkun e pak sekondave.

BBC tregon historinë e këtij boksieri, që kaloi jetën mes burgut dhe akuzave të shumta ndaj tij, ku ajo kryesorja ishte vrasja e trefishtë në një restorant.

“Qershor, 1996. Ajri është i njomë në Paterson të Neë Jerseyt, edhe pse janë orët e hershme të mëngjesit. Në restorantin Lafayette është duke punuar kamarieri Jim Oliver.

Përballë tij është Fred Nauyoks, me një pije në njërën dorë e një cigare në tjetrën, teksa bisedonte me Ëillie Marins. Në fund të tavolinës ishte e ulur Hazel Tanis, e cila ishte ulur për një pije, pasi e kishte përfunduar orarin e punës si kamariere.

Dy njerëz me ngjyrë hynë aty. Është e pazakontë: Lafayette zakonisht nuk u shërben njerëzve me ngjyrë. Edhe më të pazakonta ishin gjërat në duart e tyre. Që të dy po mbanin armë.

Oliveri e gjuajti me shishe njërin prej tyre dhe ia ktheu shpinën. Sa hap e mbyll sytë, ai është i shtrirë në tokë, me shtyllën kurrizore të dëmtuar nga plumbi.

Nauyoks nuk ka asnjë mundësi për t’u arratisur. Ai vdes në karrigen e tij, me cigaren që ende po digjej në dorën e tij dhe një plumb në pjesën e pasme të kokës.

Marins e ktheu kokën e tij në momentin edhe të duhur, edhe të gabuar. Një plumb kalon përmes syrit të tij dhe i shpërthen jashtë ballit. Atij i humb vetëdija.

Tanis ngrihet nga karrigia e saj dhe tenton të fshihet kur personi i armatosur e gjen. Ata i harxhojnë plumbat e mbetur në trupin e saj, duke e lënë atë të gjakosur në dyshemenë e atij vendi.

Pastaj, dy burrat u kthyen dhe u zhdukën në natën e New Jerseyt. Tetë plumba. Dy të vdekur. Një duke vdekur. Një person në gjendje të rëndë. Gjithçka brenda 20 sekondave” – shkruan BBC për vrasjen e trefishtë, ku u akuzua Rubin Carter.

Kur Rubin Carter kishte qenë i vogël, ai kishte parë babanë e tij duke e kërcënuar një person me armë. Për Rubinin e vogël, ky veprim për vetëmbrojtje, e pati një efekt afatgjatë. Ai ishte lider i një grupi të fëmijëve që i sulmonte fëmijët e tjerë në lagje.

“Rubini nuk i vriste njerëzit. Ai i bënte ata për spital. Atij i pëlqente të rrihte, por nuk ishte person i dhunshëm”, – ka thënë kushëriri i tij, Johnny.

Dëshira e tij për ta rrahur nuk ishte vetëm për moshatarët e tij. Ai një herë ishte kapur nga një prift duke vjedhur rroba. Prifti i kishte treguar babait të Rubinit, dhe më pas djaloshi e kishte sulmuar atë.

Në moshën 17-vjeçare, Carter ishte i burgosur. Ai e kishte therur me thikë një person për të cilin pretendonte se ishte pedofil. Ai u bë njëri prej personave më të fuqishëm në burg, një person që e rrihte këdo që donte.

Pas një kohe, atij iu bë e tepërt jeta në burg. E theu një dritare dhe u arratis. Për dy ditë radhazi vrapoi, duke e vendosur mes vetes dhe policisë një distancë prej 80 kilometrash.

Pasi u arratis nga burgu, ndalesa e radhës për Carterin ishte ushtria. Ai iu bashkua ushtrisë në vitin 1954 dhe u dërgua në Gjermani. Një natë atje, ai kishte qenë duke ecur rrugës kur ishte takuar me disa boksierë dhe trajnerin e tyre, të cilëve u kishte thënë se mund t’i mposhtë të gjithë.

Trajneri i boksierëve i kishte thënë të kthehej të nesërmen. Carter e bëri këtë gjë dhe i dëshmoi fjalët e tij. Carter i kaloi dy vjet duke u përmirësuar në këtë sport, para se të largohej nga Gjermania.

Ai u burgos edhe dy herë të tjera, fillimisht për arratisjen nga burgu e pastaj për disa vjedhje. Ditën që u largua nga burgu, në shtator të vitit 1961, Carter u bë boksier profesionist.

Një vit më vonë, në “Madison Square Garden”, atij i ishin nevojitur vetëm 69 sekonda për ta nokautuar Florentino Fernandezin. “Uragani” u lind.

Carter filloi ta urrejë nofkën e vet. “E kuptova që ai nuk isha unë. Ishte një përbindësh”. Por, imazhi i ligë e brutal i tij bëri që ai të bëhet edhe më i famshëm.

Në vitin 1963, “Uragani” do të përballej me Emile Griffith, i cili para disa muajsh e kishte rrëzuar aq rëndë saqë e kishte vrarë një kundërshtar se ishte tallur me faktin që është homoseksual.

“Ti flet si kampion, por bokson si grua që thellë-thellë dëshiron të përdhunohet”, – i tha gjatë duelit Carteri, Griffithit, i cili u zemërua shumë. Pas vetëm 13 sekondave, Carteri triumfoi dhe e la në dysheme Griffithin.

Në vitin 1965 filloi rënia e Carterit, i cili e humbi ndeshjen e tij të parë kundër Joey Giardellos, kampioni botëror në kategorinë e peshave të mesme.

Pas vrasjeve në restorant, Rubin Carter dhe John Aris u burgosën për vrasje të trefishtë. Procesi gjyqësor filloi më 7 prill të vitit 1967. Pas shtatë javëve, gjykatësi vendosi për të dy dënim të përjetshëm, duke shpëtuar nga dënimi me vdekje.

Carter arriti në burgun Trenton në vitin 1967 dhe menjëherë i lajmëroi autoritetet se nuk do ta veshë uniformën e burgut, nuk do të punojë në burg, nuk do ta hante ushqimin aty dhe nuk do të bënte asgjë për rojet e sigurimit.

“Nëse dikush më prek me dorë mua me zemërim, atëherë do të duhet të më vrisni. Menjëherë dhe aty, sepse nëse nuk më vrisni, do t’ju vras unë”.

Carter ishte i zemëruar me sistemin gjyqësor, me policinë, me të gjithë. Së shpejti, ai u vendos në një dhomë të veçantë, në një burg brenda burgut. Aty, ai nuk ndihej mirë dhe kishte probleme me syrin.

Ky lëndim, që e kishte pësuar gjatë një dueli do t’ia pamundësonte atij ëndrrën për t’iu kthyer boksit kur të dalë nga burgu. Ai dëshironte që operacionin ta bënte jashtë burgut, mirëpo autoritetet nuk e lejuan një gjë të tillë.

Syri i Carterit u operua në burg dhe kur ai u zgjua, nuk mund të shihte asgjë përveç errësirës me syrin e tij të djathtë. Ai e kishte humbur shikimin. Ditët e tij si “Uragani” morën fund.

Më vonë, kur u publikuan dëshmitë me të cilët ishte vendosur dënimi për Carterin, u bë e qartë që dëshmitarët e dinin se nga restoranti kishin dalë dy burra të armatosur, mirëpo nuk ishin të sigurt se ata dy burra ishin Carter e Artis.

Më vonë u publikua autobiografia e Carterit, që tani njihej si “burri që u dënua për diçka që nuk e kishte bërë kurrë”.

20 mijë njerëz që dëshironin ta lironin Carterin nga burgu arritën të mblidhnin 125 mijë dollarë për këtë fushatë. Paratë kishin më shumë rëndësi se kurrë tani që ishte vendosur të kishte një rigjykim.

Të nesërmen, Carter dhe Artis qëndruan në shkallët e gjykatës, duke buzëqeshur para kamerave. Ata ishin liruar, tani për tani.

Mirëpo, largimi nga burgu nuk i kishte zgjidhur problemet e Carterit. Vetëm disa muaj më vonë, gruaja që e kishte mbështetur atë më së shumti gjatë kohës sa tentonte të lirohej nga burgu, pretendoi se Carter e kishte sulmuar. Tani, ajo ishte e shtrirë në spital.

Carter u dënua përsëri me dënim të përjetshëm dhe u kthye në burg. Edhe këtë herë, ai e fitoi një rigjykim dhe u lirua nga burgu, përkundër që prokurori besonte se Carteri nuk kishte ndryshuar dhe ishte një person i rrezikshëm për publikun.

Neë Jersey e apeloi këtë vendim 13 herë. Po kaq herë dështuan. Carter e kishte arritur synimin e tij kryesor: lirinë. Lirinë për të udhëtuar, lirinë për të dashuruar dhe lirinë për t’i mbrojtur nga jashtë të akuzuarit gabimshëm.

Më 20 prill të vitit 2014, në moshën 76-vjeçare, Rubin Carter ndërroi jetë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e boksit botëror

E përplas makina, humb jetën Rocky