MENU
klinika

Video

I gjithë rrjeti kundër Yolanda Hadid sepse…

22.04.2019 - 12:16

Nëna e motrave modele Gigi dhe Bella Hadid po sulmohet nga i gjithë interneti pas komenteve të saj për Gigin në një video online.

Klipi u publikua nga “Bravo” si një video nostalgjike për fansat e “Real Housewives of Beverly Hills”. Pasi Gigi i thotë mamasë se do të vazhdojë të luajë voleyball, Yolanda i përgjigjet:

Voleyballi është një sport shumë mashkullor. Modelingu është diçka femërore. Këto vajza stërviten për katër orë pas shkolle që trupi i tyre të jetë i madh dhe i fryrë, dhe hanë si burra. Unë doja që Gigi të zhvillohej si vajzë.

Ndërkohë, teksa Gigi shprehet shumë e lumtur për ushqimin që do të kishte në festën e ditëlindjes, Yolanda i prish entuziazmin duke thënë:

Mund të kesh vetëm një natë e të qenit “e keqe” apo jo? Dhe më pas, duhet të rikthehesh te dieta jote. Sepse në Paris dhe Milano, i pëlqejnë vajzat të jenë të holla.

Kjo video ka nervozuar të gjithë rrjetin dhe reagimet kanë qenë të shumta dhe të menjëhershme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Familja u tall me pamjen e saj

Shpërthen Gigi Hadid ndaj komenteve negative