MENU
klinika

Flet për sulmin me bojë

“I kam bërë nder LSI”/ Deputeti Gjoni zbulon çfarë i premtoi Meta

12.04.2019 - 08:40

Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Një natë me Xhaxhiun”, deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni foli në lidhje me pranimin e mandatit të deputetit dhe marrëdhenien me partinë.

Teksa komentoi sulmin me bojë ndaj tij, Gjoni tha se në derë të shtëpisë nuk e priste, sepse në të kundërt do të kishte marrë masa.

Por tani që ka ndodhur, kam marrë masa dhe do të mbrohem. Dorën e fal, mendjen nuk e fal. Nuk kam frikë. Besoj tek forca ime dhe e familjes sime. Besoj tek miqtë e mi, tek policia, tek miqtë me influencë që më rrethojnë dhe përkrahin. Nëse ndodh më do kenë një problem të madh, kaq mund te them”, tha Gjoni duke folur për incidentin me bojën që u hodh ndaj tij.

Ndërkaq, Gjoni tha se 90% e anëtarëve të LSI mbeten miqtë e tij.

“Jam ende anëtar i LSI madje edhe i Komitetit Drejtues Kombëtar i zgjedhur nga anëtarësia. Ju bëj thirrje drejtuesve të LSI që të mbajnë një qëndrim korrekt ndaj emrave të listës shumë emërore të deputetëve të saj. Unë i kam bërë një nderë shumë të madh duke qenë në Parlament. Meta më ka thënë kur me ka vendosur në listë se ti do të jesh në Parlament ndërsa më vuri të 11. A e di LSI këtë gjë apo jo…!”, u shpreh Gjoni.

Ndërsa në lidhje me raportin me Metën, deputeti Gjoni tha se midis tyre nuk ka ndodhur asgjë, duke theksuar se ka patur qëndrimin se ai nuk duhej të bëhej President pasi sipas tij kjo shënoi edhe mortin e LSI.