MENU
klinika

Largë syve të publikut

Idris Elba kurorëzon dashurinë në martesë me modelen…

27.04.2019 - 15:00

Aktori, producenti, fegjisori, di xhej-i dhe reperi britanik, Idris Elba është zgjuar sot i martuar.

Ai ka kurorëzuar dashurinë në martesë me modelen dhe aktoren amerikane Sabrina Dhowre.

Dyshja vendosën që ta bëjnë celebrimin në Marakesh, Marok dhe sipas “British Vogue” gjithçka ishte përrallore dhe super e fshehtë.

Madje edhe në llogaritë përkatëse në Instagram, të sapomartuarit nuk kanë publikuar asnjë foto nga dasma,

Por ndërkohë pak foto janë bërë publike nga “British Vogue”.