MENU
klinika

"Ikim, shiko si e ka bërë Berisha partinë"

Paloka zbulon bisedën me ish-deputetin

16.04.2019 - 11:03

I ftuar në emisionin “AShow”, nënkryetari i PD-së Edi Paloka pranoi se nuk ka qenë kurrë pjesë e klaneve apo grupimeve në këtë parti.

Ai solli në kujtesë edhe një episod në vitin 1992 me ish-deputetin Arben Imami, kohë kur doli edhe grupimi i parë ne PD kundër.

Më ka thënë Arben Imami në atë kohë që Edi duhet të ikim nga PD sepse Sali Berisha e ka bërë kështu e ashtu partinë. i kam thënë atëherë nëse është kështu siç thua ti, çfarë do të ndodhë me PD nëse ikim të gjithë?“, tha Paloka.

Gjithashtu ai foli edhe për vendimin për djegien e mandateve.

Pas mitingut të madh të 16 shkurtit, ishim gjithmonë në presionin e njerëzve. Njerëzit i kishim me vete, i kishim ezauruar të gjitha përpjekjet e tjera, na kishte mbetur vetëm rruga e djegies së mandateve. Veç situatës së krijuar në Kuvend, dolën edhe faktet e reja të blerjes së votave, ku ishin përfshirë personazhet kryesore të PS me personazhet kryesore të krimit.

Nuk janë kushte, por një kërkesë normale që në këtë vend të ketë zgjedhje normale. Mund të them se në 2005 apo në 2013 vlerësoj momentet e rotacionit, por ka ardhur koha që të ketë zgjedhje normale, të bëhen zgjedhje të pranueshme.

Arroganca që shprehet publikisht është edhe e nëndheshme. Nuk ka komunikim, por kanë lëvizur disa nga ata personazhet ndërkombëtare, jo shumë të bujshme por që kur lëvizin, lëvizin fort. Unë shpresoj të na çojnë diku, se po u vazhdua me këtë arrogancë të fusësh kokën si struci e të mos duash të shohësh, asgjë nuk është e mirë. Askush nuk po trembet nga arrestimet nga gazi, përkundrazi këto gjëra po sjellin reagime negative, pra në këtë situatë që jemi askush nuk do acarime të padëshiruara“, tha ai.