MENU
klinika

30 kg eksploziv

IKMT hedh në erë pallatin 5-katësh

19.04.2019 - 08:51

Me anë të një shpërthimi të kontrolluar, një pallat 5 katësh do të hidhet në erë në qytetin e Çorovodës.

Për këtë operacion, IKMT do të përdorë 30 kg lëndë eksplozive. Lënda shpërthyese do të vendoset në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.

IKMT parashikon që shpërthimi të kryehet ditën e nesërme, (e premte 19.04.2019) rreth orës 12.30.

IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kanë marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.