MENU
klinika

Auburtini në gjurmët e Monesë

Impresionizmi me frymë simboliste

19.04.2019 - 13:15

Jean-Francis Auburtin (1886-1930) i përkiste atij brezi piktorësh të shënuar nga piktura impresioniste dhe nga fryma simboliste. Simbolizmi i artit të tij shfaqet fuqishëm në ndikimin klasik të planeve të mëdha dekorative, të cilat i pikturoi për Sorbonën dhe Këshillin e Shtetit. Prirja për të pikturuar në ambiente të hapura u bë e qartë kur filloi  të ecte në gjurmët e Monesë. Njëri është i famshëm, tjetri i panjohur, por që të dy kanë pikturuar të njëjtat peizazhe të bregdetit francez.

 

 

Edhe nëse i ndan një gjeneratë, vendet bregdetare që ata i deshën aq shumë, i studiuan deri në hollësi dhe i pikturuan, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të atij pasues, çuditshmërisht i afrojnë. Mbetet e panjohur nëse Klod Mone (1840-1926) dhe Jean-Francis Auburtin (1866-1930) kishin marrëdhënie shoqërore në të gjallë të tyre, por dimë se i dyti e pëlqente të parin. Nga bregdeti mesdhetar, deri tek shkëmbinjtë normandezë, duke kaluar nëpër relievet e thyera bretone, Auburtin e ka ngulur këmbalecin e pikturës në gjurmët e më të madhit. Kështu, historiania Géraldine Lefebvre, që e njeh përmendsh Monenë, ka studiuar pikat e konvergjencës midis babait të Impresionizmit dhe të riut në hije nga publiku i gjerë.

 

 

 Për të (ri)zbuluar Jean-Francis

 

Shumë më pak i njohur, edhe pse më mjekërosh, sesa patriarku i muzeut Giverny, Jean-Francis Auburtin njihet më shumë për afresket e famshme narrative që ka realizuar për ndërtesat prestigjioze publike, si Sorbona apo Këshilli i Shtetit. Mjeshtër i dekorimit, ai mbetet deri në vitin 1924, por zhvillon, paralelisht, pikturën me këmbalecë, më vetjake.

Këto peizazhe, të cilat ai i këqyr me kujdes e pareshtur për të hedhur në to dekorin e paneleve murale, ai përfundon duke pikturuar vetë ato. Artisti simbolist, ngopur me sintetizmin e Puvis de Chavannes, është edhe një japonez i zjarrtë, tifoz i Hokusait, siç dëshmon edhe vetë delikatesa e furçës në kompozimet e tij në letër.

 

Për majat marramendëse të Belle-île

 

 Në vjeshtën e vitit 1886, Klod Mone ishte një piktorët e rrallë të epokës që e hodhën spirancën në Belle-Ile-en-Mer. Bregdet breton sa të ha syri, egërsi joshëse dhe të dalat marramendëse nuk i tërhiqnin turmat në atë periudhë. Impresionisti, sfidon egërsinë e elementeve, duke e vendosur kambalecin sa më pranë boshësisë. Dhjetë vjet më vonë, Auburtin, nga ana tjetër, zemërohet kaq shumë me ishullin që shkon atje shtatë herë.

Që të dy hedhin në telajo vende të ashpra, si Port-Coton, por me qasje të ndryshme: “Mone fokusohet në betejën mes shkëmbinjve dhe detit, duke i lënë fare pak hapësirë qiellit, ndërsa Auburtin shpreh qëndrueshmërinë e këtyre peizazheve detare, duke na ofruar një atmosferë fantastike”.

 

 

 

Klod Mone, në 1885, punon në dritën e pikut shkëmbor dhe reflektimet e ujit janë në plan të parë, dëshiron të kapë impresionin e çastit (jo më kot ëshët quajtur babai i Impresionizmit).

Jean-Francis Auburtin, i cili luan medituesin me më shumë qetësi, favorizon qëndrueshmërinë e peizazhit në një atmosferë “fillimmbrëmje”“, kur qielli fillon të përflaket në mënyrë të mbinatyrshme.

 

 

 

“Atje ku Mone përpiqet të kapë modulacionet atmosferike dhe shkëlqyese, Auburtin preferon një strukturë të ngurtë dhe arenën imponuese të natyrës”, – shprehet historiania.