MENU
klinika

Komplikimet e mundshme

Infeksionet bakteriale, trajtojini në kohë!

20.04.2019 - 14:32

Çdokush mund të marrë një infeksion bakterial dhe të preket nga ethet e zjarrta, por ka disa faktorë që mund të rrisin rrezikun së këtij infeksioni.

Bakteret e quajtura grupi A Streptococcus ose grupi A strep shkaktojnë ethet e zjarrta . Bakteret ndonjëherë bëjnë një helm (toksinë), që shkakton një skuqje të lëkurës – “skarlatin” e etheve, prandaj quhen ndryshe ethe të zjarrta.

Ethet e zjarrta , janë më të zakonshme tek fëmijët sesa tek të rriturit. Kjo është më e zakonshme tek fëmijët 5 deri në 15 vjeç. Është e rrallë për fëmijët më të vegjël se 3 vjeç.

infeksioni shigella-konica.al

Të rriturit që janë në rrezuk për ethe të zjarrta janë:

-Prindërit e fëmijëve të moshës shkollore;

-Të rriturit të cilët shpesh janë në kontakt me fëmijët;

Kontakti i afërt me një person tjetër me ethe është faktori më i zakonshëm i rrezikut për sëmundje.

Për shembull, nëse dikush ka ethe, shpesh ajo përhapet tek njerëzit e tjerë në shtëpi.

Sëmundjet infektive tentojnë të përhapen aty ku grupet e mëdha të njerëzve mblidhen së bashku.

Mjekët mund të testojnë dhe trajtojnë ethet e zjarrta

Shumë viruse dhe baktere mund të shkaktojnë një sëmundje që përfshin një skuqje të lëkurës dhe dhimbje të fytit. Vetëm një test strep i shpejtë ose një kulturë e fytit mund të përcaktojë nëse grupi A strep është shkaku.

Infeksioni bakterial ose viral-konica.al

Testi i shpejt tregon nëse grupi A strep po shkakton sëmundjen. Nëse testi është pozitiv, mjekët mund të rekomandojnë antibiotikë. Nëse testi është negativ, por një doktor ende dyshon për ethe të zjarrta, atëherë mund të bëjë një kulturë të fytit. Kultura e fytit kërkon kohë për të parë nëse bakteret e grupit A strep janë të pranishmë. Ndërsa merr më shumë kohë, kultura e fytit ndonjëherë gjen infeksione që testimi i shpejtë i strepit nuk mund ti gjej. Kultura është e rëndësishme për t’u përdorur tek fëmijët dhe adoleshentët, sepse mund të marrin ethe reumatike nga një infeksion i trajtuar. Për të rriturit, zakonisht nuk është e nevojshme të bëni një kulturë të fytit pas një testi negativ të shpejtë. Të rriturit në përgjithësi nuk janë në rrezik për të pasujr ethe reumatike pas etheve të zjarrta.

Mjekët trajtojnë ethet e zjarrta me antibiotikë, penicilina ose amoksicilina rekomandohet si një zgjedhje e parë për njerëzit që nuk janë alergjikë ndaj penicilinës. Mjekët mund të përdorin antibiotikë të tjerë për të trajtuar gjendjen te njerëzit që janë alergjikë ndaj penicillinës.

Përfitimet e antibiotikëve përfshijnë:

-Zvogëlimi i kohës së sëmundjes;

-Lehtësimin e simptomave;

-Parandalimi i baktereve nga përhapja tek të tjerët;

-Parandalimi i komplikimeve serioze si ethet reumatike;

-Problemet afatgjata shëndetësore nuk janë të zakonshme por mund të ndodhin;

-Komplikimet janë të rralla por mund të ndodhin. Kjo mund të ndodhë nëse bakteret përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Infeksioni bakterial ose viral-konica.al

Komplikimet mund të përfshijnë:

-Absces (xhepat me qelb ) rreth bajameteve;

-Nyjet limfatike të fryrë në qafë;

-Sëmundjet e veshit, sinusit dhe lëkurës;

-Pneumonia (infeksioni i mushkërive);

-Ethet reumatike (një sëmundje e zemrës);

-Glomerulonefritit pas streptocokut (një sëmundje e veshkave);

-Artriti (inflamacion i nyjeve);

Trajtimi me antibiotikë mund të parandalojë shumicën e këtyre problemeve shëndetësore.

Njerëzit mund të preken nga ethet e zjarrta më shumë se një herë.

Ndërsa nuk ka vaksinë për të parandaluar ethet e zjarrta, duhet të kudeseni për të mbrojtur veten dhe të tjerët.