MENU
klinika

Raporti

INSTAT: Jetesa shtrenjtohet, pensionet ngecin “vendnumëro”

09.04.2019 - 15:01

Sipas disa të dhënave të publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vihet re se masa e pensioneve urbane dhe rurale të pleqërisë nuk ecin paralel me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat e INSTAT, pensioni mesatar i një pensionisti në zonat urbane është 15.875 lekë.

Të ardhurat mesatare mujore, ku përfshihen edhe kompensimet arrijnë në 17.295 lekë.

Duke nisur nga 2012 e deri më tani, pensioni mesatar për këtë kategori ka qenë në masën e 2500 lekëve.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Përsa i përket pensioneve rurale, të ardhurat mesatare mujore për pensionistët regjistrohen në vlerën e 8792 lekëve.

Rritja graduale në 7 vjet regjistrohet në më pak se 2 mijë lekë.

-Numri i pensioneve urbane të pleqërisë për vitin 2018 ka arritur në 398,744

-Numri i pensioneve rurale të pleqërisë, ka arritur në 113,763.

Referuar të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për vitin 2018 janë lidhur në total 14,449 pensione të reja pleqërie.