Krimet e Rënda kanë lënë në burg ish-komandon Erzen Uka, i cili u arrestua për nxitje terroriste.
Gjatë seancës prokurori i çështjes, Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk pranoi të ngrihet në këmbë para trupit gjykues.
Ai tha se në këmbë ngrihet vetëm për Allahun dhe respekton vetëm Allahun.
Gjithashtu Uka kërcënoi edhe gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci.
“Sa të dal do të jepni llogari dhe kjo nuk do të kalojë kollaj”.
Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste, nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.