MENU
klinika

Pianistja shqiptare dhe sopranoja izraelite

IsraAlb Duo/ Një koncert miqësie me muzikë shqiptare e të huaj

26.04.2019 - 21:05

Pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, ndihet tepër e nderuar që do të mbajë një koncertin “IsraAlb” në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, në kuadër të “Isra-Alb Fest”.

“IsraAlb” do të organizohet, më datën 2 maj në orën 19:00 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Në repertorin e pianistes, që ka një dashuri të veçantë për Izraelin, sipas Emirit, do të ketë autorë izraelitë, shqiptarë si dhe hungarezë, atje ku edhe pianistja është vendosur.

“Jam e nderuar të sjell një program kaq të bukur në kryeqytetin e Kosovës! Koncerti Isralb sjell disa autorë nga Izraeli dhe gjithashtu muzikë shqiptare, krahas asaj hungareze! Mirë se të takohemi. Një falënderim i veçantë shkon për organizatoret si dhe Sirius Hotel”, shkruan Emiri në një status të saj Facebook.

Pianistja Almira Emiri ka dhënë disa koncerte me autorë izraelitë, në Shqipëri dhe në Izrael, koncerte që janë duartrokitur nxehtësisht nga të pranishmit.

Së bashku me këngëtaren e njohur, Sivan Rotem, Emiri themeloi “IsraAlb Duo” ku ajo ka dhënë disa koncerte, një prej tyre edhe në Tiranë (maj 2017), me rastin e 69-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, dhe ku morrën pjesë edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin dhe zëvendësambasadori Yuval Fischer, si dhe Ilir Meta, asokohe Kryetar i Kuvendit.

Në koncertin me muzikë izraelite dhe shqiptare të mbajtur në Konservatorin e Ramat Gan në Izra (qershor 2017), të organizuar nga Ambasada Shqiptare në Izrael dhe zyra e Kryetarit të Bashkisë dhe Konservatori i Ramat Ganit, të pranishëm ishin Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhy Canaj; ish-ambasadori i parë i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, kompozitorët Alex Wasserman dhe Boris Pigovat, si dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael, Avraham Rinot.

Almira mund të konsiderohet një “ambasadore e kulturës izraelite dhe asaj shqiptare”.

Hotel Sirius, që edhe e ka mbështetur Almira Emirin në këtë koncert, është treguar gjithmonë i gatshëm në aktivitetet e organizuara nga Jewish Community – Bet Israel Kosovo, ku i fundit ishte ai me rastin e festës hebraike Pesah, ku morën pjesë edhe rabinë nga Izraeli./ Izraelisot

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët