MENU
klinika

Vit pas viti rritet mosha

ISSH: Tabela e moshës së daljes në pension

28.04.2019 - 14:42

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon tabelën e moshës së djales në pension për burrat dhe gratë. Mosha e djales në pension rritet viti pas viti. Mosha e daljes në pension për burrat dhe gratë në vitin 2019 është 63 vjeç dhe duhet të plotësohen 36 vjet e 8 muaj vjetërsi në punë.

Ndërsa për gratë mosha është 58 vjeç dhe duhet të kenë 35 vjet punë. Mosha e daljes në pension sipas nenit 43, rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056, që arrin në 67 vjeç dhe për burrat mosha fillon rritet që nga viti 2033, me nga 1 muaj në vit, për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056.

Ndërsa vjetërsia e plotë kontributive për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029.

Llogaritja

Tabela_moshes_daljes_pension

Për llogaritjen e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/2014, neni 18, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet si më poshtë:

1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

2. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social.

3. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/2014 (i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703, datë 11.05.1993).

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN