Kanë ardhur konfirmimet zyrtare për fanellën e re të Interit për sezonin e ardhshëm.
“Footyheadlines” ka shuar çdo dyshim duke publikuar fotot e fanellës kryesore të zikaltërve për sezonin e ri.
Këto fanella kanë dalë tashmë në shitje në dyqanet Nike, në Australi, ndërsa shumë shpejt do të shpërndahen në të gjithë botën.
Risia e fanellës së re janë vijat diagonale që ndryshojnë drejtim tek sponsori historik i Interit, Pirelli.
Gjithashtu, e reja në fanellë është se zikaltërit kanë rikthyer jakën e bardhë pas disa viteve mungesë, duke e bërë fanellën e re të duket si një miksim i viteve të kaluara.
Prezantimin e parë të tyre, Interi do ta bëjë në ndeshjen e fundit të kampionatit, më 26 maj ndaj Empolit, sfidë që do të luhet në “San Siro”.