MENU
klinika

Nga The Hill

Jim Mattis, i vetmi që ‘injoronte’ urdhrat e Trumpit

30.04.2019 - 13:08

Ish-sekretari i mbrojtjes James Mattis nuk pranoi të kryente disa urdhra që ai mori dikur nga Presidenti Trump dhe u përpoq të ndalonte tensionet me Korenë e Veriut, Iranin dhe Sirinë, njoftoi New Yorker të hënën, duke e përmendur Mattis si një nga zyrtarët e fundit të Trump-it që përpiqej të kontrollonte instinktet e tij më të këqija.

“Ne parandaluam që shumë gjëra të këqija të ndodhnin”, tha Mattis.

Në vitin 2017, pas një sërë testesh raketash balistike të Koresë së Veriut, Trump urdhëroi Pentagonin që të fillonte heqjen e bashkëshortëve dhe fëmijëve të personelit ushtarak nga Koreja e Jugut, ku ushtria amerikane ka një bazë. Një zyrtar i administratës i tha revistës se vetëm Mattis e injoroi atë urdhër.

Në një rast tjetër në vjeshtën e vitit 2017, ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë planifikonin një takim privat në Kampin David për të zhvilluar opsione ushtarake për një konflikt të mundshëm me Korenë e Veriut, Mattis thuhet se ndaloi që kjo të ndodhte. Ai injoroi një kërkesë nga këshilltari kombëtar i sigurisë, H.R. McMaster, për të dërguar oficerë, sipas një ish-zyrtari të lartë të administratës.

Mattis dha dorëheqjen dhjetorin e kaluar, një ditë pasi Trump njoftoi se do të tërhiqte trupat nga Siria, një vendim që Mattis e kundërshtoi.

Shefi i mbrojtjes gjithashtu kërkoi të shmangte konfliktet e mundshme në Lindjen e Mesme.

Ndërsa Iraku po përgatitej për zgjedhjet parlamentare në fund të 2017, McMaster ishte i shqetësuar për ndonjë ndërhyrje nga Irani dhe kërkoi nga Pentagoni opsione për të kundërshtuar një veprim të tillë.

Zyrtarët e administratës i thanë revistës se Mattis përpiqej të mos i jepte shumë informacion Trumpit, që ai mos të merrte vendime të këqija.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përpjekjet e vazhdueshme të Sekretarit të Mbrojtjes

Jim Mattis, amerikani i vetëm që kërkon paqe me Kinën…

Mund të largohet Jim Mattis

Kabineti Trump sërish në krizë?