MENU
klinika

Mosha për të nuk është problem

JLO atraktive pasi largohet nga paletra

20.04.2019 - 16:39

Jennifer Lopez duket tejet në formë teksa largohet nga palestra në Miami

Jennifer Lopez tregoi edhe njëherë fizikun e saj të shkëlqyer, pas daljes nga një palestër në Miami, të premten.

Nëna e të dy fëmijëve dukej e parezistueshme, e veshur me tuta sportive, ndërsa mbante shtrënguar dorën e vajzës së saj, Emme.

Lopez, 49 vjeçe, duket se është në gjendje më të mirë se kurrë, shkruan DailyMail.

Pak javë më parë, ajo ka përfunduar xhirimet e fimit të ri, në të cilin do të ketë një rol shumë interesant.

Këngëtarja dhe aktorja ushtrohet vazhdimisht që ta mbajë trupin e saj në formë, dhe të jetë gjithnjë e freskët në paraqitjet e saj televizive.