MENU
klinika

Profil

Joe Biden, njeriu që mund të ‘rrëzojë’ Trumpin në 2020

20.04.2019 - 13:33

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të garojë për president në vitin 2020, duke u bërë kështu kërcënimi më i madh i Trumpit.

Presidenti Donald Trump refuzoi ta quante një sfidues potencial për zgjedhjet e 2020-s, ish-senatorin dhe ish-zv.presidentin amerikan. “Nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”, tha Trump.

Por kush është Joe Biden?

I lindur në Pensilvani më 20 nëntor 1942, Joe Biden punoi si avokat para se të futej në politikë. Ai u bë senatori i pestë më i ri në SHBA, si dhe senatori i Delaware-it.

Kur Obama u zgjodh në 2008, Biden u bë zëvendëspresidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Biden fitoi një mandat të dytë si zëvendëspresident, kur Presidenti Obama u rizgjodh në presidencë në vitin 2012. Në vitin 2017, Obama prezantoi Biden me Medaljen Presidenciale të Lirisë për shërbimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Si zëvendëspresident, Biden luajti një rol aktiv në administratë, duke shërbyer si një këshilltar me ndikim ndaj Obamës dhe një mbështetës i iniciativave të tij. Përveç kësaj, ai ishte ngarkuar me detyra të rëndësishme. Ai ndihmoi në shmangien e disa krizave buxhetore dhe luajti një rol kyç në formësimin e politikës amerikane në Irak.

Në vitin 2015, Biden njoftoi se ai nuk do të hynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në vend të kësaj, ai bëri fushatë për Hillary Clinton, e cila përfundimisht humbi zgjedhjet përballë Donald Trump.

Joe Biden ka kapërcyer shumë dhimbje familjare dhe vështirësi personale.

Në vitin 1972, gruaja e tij Neilia dhe tre fëmijët pësuan një aksident me makinë. Neilia dhe vajza e tyre njëvjeçare Naomi vdiqën, dhe djemtë e tij Beau (tre vjeç) dhe Hunter (dy vjeç) u plagosën rëndë. Edhe pse Biden po bëhej senator, fëmijët e tij mbetën prioriteti.