MENU
klinika

FOTO

Juntë ushtarake?/ Rama u përgjigjet akuzave për Ushtrinë në Rinas

11.04.2019 - 13:15

Pas akuzave për vendosjen e Ushtrisë në Rinas, kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ai ka postuar foto nga prania e forcave ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit.

Rama shkruan se forcat ushtarake janë vendosur si reagim ndaj akteve cënuese të sigurisë.

Postimi i Ramës:

Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.

Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike.