MENU
klinika

I përgjigjet komentuesit

Justin Bieber: “Njerëz si t’i po na çojnë drejt vetëvrasjes”

25.04.2019 - 13:45

Justin Bieber, një nga këngëtarët më të dashur më te suksesshëm dhe më të komentuar gjerësisht së fundmi i drejton disa fjalë dhe një mesazh të fortë njërit prej komentuesve në twitter, pasi ai e akuzoi se Bieber nuk nuk këndoi live.

Mandatory Credit: Photo by Rob Latour/REX/Shutterstock (5691727z)
Justin Bieber
Billboard Music Awards, Show, Las Vegas, America – 22 May 2016

Disa ditë pas performancës  së tij ndjekësit e Justin Bieber hodhën dyshime dhe i shprehën ato duke thënë se ai kishte kënduar “playback”.

Dikush komentoi  në “Twitter” duke u shprehur se, Justin thjesht kishte lëvizur buzët: “Sa keq që kënga nisi para tij. Nuk e dija që do të ishte aq keq”.

E sigurisht ylli i popit u ndje keq nga këto fjalë.

Bieber vendosi që t’i përgjigjet komentuesit në “Twitter” duke dhënë ndër të tjerash një mesazh të fuqishëm që në vetevete lufton bullizmin.

Ai tha: “Ata nisën këngën dhe unë këndova… pavarësisht kësaj pse të kaloni kohë duke i përçarë njerëzit. Janë njerëzit si ju tallen me të tjerët në shkollën, që i çojnë fëmijët drejt vetëvrasjes”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet konfirmimi

Martohet Justin Bieber?!