Producenti i NBC news, Mahmod Shikhibra publikoi sot disa fotografi të kampit sirian ku mendohet të kenë jetuar edhe kosovarë.
Rreth 110 persona të afërm të xhihadistëve nga Kosova që luftuan në Siri, janë kthyer të premten mbrëma në Prishtinë.
Disa nga të kthyerit në Kosovë tashmë po qëndrojnë në Qendrën e Azil-Kërkuesve në Vranidollë, pak kilometra larg kryeqytetit.
Të premten të paktën 32 gra, 74 fëmijë të lindur nga njëri prind me shtetësi kosovare (9 prej tyre janë kthyer pa prindër) dhe 4 burra, që dyshohet se kanë luftuar për organizatën terroriste ISIS, janë kthyer në Kosovë.
“Kosova ka kthyer disa nga qytetarët e tyre nga kampi AlHawl. Fotografitë janë realizuar disa ditë më parë në kampin AlHawl”, shkruante Mahmod Shikhibra në Twitter.