MENU
klinika

Parashikimi

Kapriçot e motit, reshje shiu e temperatura të ulëta në këto zona

09.04.2019 - 08:35

Ditën e sotme pritet të kemi sërish reshje e shiu dhe temperatura të ulëta.

Sipas raportimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot i gjithë territori i vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Berat parashikohet që sasia e tyre të jetë më e madhe.

RESHJET

Sot (e martë dt.09) priten reshjeve të dobëta, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Berat ato priten të arrijnë deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia (ndonëse mjaft e vogël) që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Sot (e martë dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 14 °C

në vendet e ulëta: 9 /12 °C

në vendet malore: 3 / 9 °C

ERA

Sot (e martë dt.09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

këndonte atë që donte, por më pas për shkak të jetës së tij nuk e ndiqte.