MENU
klinika

Fushat e përfitimit

Karta e Studentit/ Ministria e Arsimit përgatit projektvendimin

06.04.2019 - 18:05

Tre muaj pas përfundimit të protestës, Ministria e Arsimit ka hartuar rregullat për kartën e studentit.

Në projektvendimin, i cili është ende në fazën e konsultimit, përcaktohen 15 fusha ku të rinjtë do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.

Ndër to Ministria e Arsimit rendit transportin, çështjet sociale apo edhe aktivitetet kulturore. Për saktësimin e tarifave do të jenë bashkitë që do të realizojnë marrëveshje me kompanitë private por edhe institucionet.

Në konsultim me MAS, edhe subjektet që ofrojnë shërbime që prekin studentët do të përfshihen në këtë kartë. Bisedimet për tarifa të reduktuara në këtë rast do të realizohen prej Ministrisë së Arsimit.

Prodhimi i kartës së studentit parashikohet të kryhet prej bashkive ose nga MAS.

Është pikërisht kjo e fundit që do të përballojë të gjitha shpenzimet.

Pas marrjes së mendimeve, drafti do të kalojë për votim në qeveri e më pas në seancën parlamentare.