MENU
klinika

Pritet një dasmë tradicionale

Kate Moss dhe i dashuri 13 vite më i vogël drejt altarit

16.04.2019 - 14:44

Kate Moss dhe Nikolai von Bismarck po përgatiten për dasmën e tyre. 

Modelja 45-vjeçare dhe i dashuri i saj 13 vite më i vogël raportohet se do martohen në verë.

Burime thonë se dasma do jetë tradicionale dhe do zhvillohet në kishë.

Nikolai dëshiron ti bëjë gjërat siç duhet, me një propozim tradicional dhe dasmë në kishë. Ai është me metodën e vjetër de marrëzisht i dashuruar me Kate, ndaj dëshiron të vënë unazat“-ka thënë së fundmi një burim.

Supermodelja dhe Nikolai janë në lidhje që nga fundi i vitit 2015. Ata u lidhën pas ndarjes së Kate nga bashkëshorti, rokeri Jamie Hince.

Çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe kanë evituar të flasin në media për romancën e tyre.

Ndërkohë Kate ka një vajzë 16-vjeçare më ish bashkëshortin, Lila Grace Moss Hack.