MENU
klinika

E rrallë

Këtë gol me penallti nuk e keni parë!

09.04.2019 - 18:14

Kemi parë shumë gola të shënuar në mënyrat më të habitshme, qofshin këta edhe me penallti. Por rasti i fundit është vërtet i rrallë dhe natyrisht autori i golit është me shumë fat.

Lojtari i U-17 të Guadalajara-s, Diego Campillo, ka shënuar penalltinë më me fat që mund të keni parë ndonjëherë në jetën tuaj gjatë ndeshjes me Lobus BUAP në Meksikë ditën e shtunë.

Goditja e tij ishte qendrore dhe ndalet nga pjesa e jashtme e traversës, topi ka fluturuar në ajër për disa sekonda përpara se të përplasej në tokë dhe të përfundonte në rrjetë.

Portieri ka menduar se gjithcka përfundoi pasi topi fluturoi sipër traversës, por kur gjyqtari bëri me shenjë me gol, është dukur shumë i mërzitur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN