MENU
klinika

Kampioni rus

Khabib rrëfen telefonatën me Putinin

10.04.2019 - 12:05

Luftëtari rus i arteve marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, i është rikthyer sërish mbrëmjes së tetorit të vitit të shkuar në UFC 229, ku mundi me “submission” Conor McGregor.

30-vjeçari zbuloi se pikërisht në atë moment erdhi një telefonatë nga Rusia, ku i thanë se për pak minuta në linjë do të ishte presidenti Vladimir Putin.

“Policia na kishte rrethuar ne dhe na shoqëroi në një dhomë të mbyllur. Na thanë se duhet të qëndronim aty për 2-3 orë, derisa fansat të nxirreshin nga stadiumi.

Në atë moment, të rrethuar nga policia, vjen një telefonatë, ku na thanë se për pak minuta në telefon do ishte Vladimir Putin”, – zbulon luftëtari rus.

“Ai telefonoi në një situatë të tillë. Pyeti se si ishin gjërat. I thashë se gjithçka ishte në rregull, por jemi të rrethuar.

Ai më uroi dhe më tha se e kishte parë ndeshjen. Gjithashtu më tha se duhet të kontrolloj emocionet dhe të mos iu jap rëndësi provokimeve. Po të presim në shtëpi, më tha në fund”, – vijoi më tej 30-vjeçari.

Khabib tha se folën për rreth një minutë dhe u ndje shumë mirë dhe i mbrojtur që në një moment të tillë, të vështirë, mori një telefonatë direkt nga presidenti dhe që e uroi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


White: E rikthej irlandezin

Khabib: McGregor, si një grua xheloze