MENU
klinika

Kierkegard - liria qëndrim ekzistencial

“Martohuni dhe do të pendoheni mos u martoni dhe…”

12.04.2019 - 15:19

Kierkegaard nuk kishte kohë për traditat e një jete të zakonshme. Megjithatë, sertësia e tij nuk e ndaloi të bëhej mendjemprehtë. I lindur në Kopenhagë, ai u formua nën ndikimin e fortë të familjes së tij të krishtere dhe shkollimit teologjik dhe filozofik të kohës.

Para disa vitesh Alain de Botton u qesëndis për një postim në Twiter, se pikëllohej për “gjendjen e filozofëve”: “ulur në divan, duke vështruar ngultas në boshësi, duke mos ndihmuar në zbrazjen e pjatalarëses, duke u hequr si “unë nuk bëj asgjë”. Orientimi i tij filozofik ishte mjaft interesant dhe i dedikohej filozofisë jetësore dhe esencës së njeriut. Kritika e tij filozofike ishte konstruktive, duke u përqendruar në argumentimin e themeleve të njohjes, karakterit të dijes, esencës së njeriut, lirisë dhe ekzistencës së tij.

 

 

Nocioni i papërshtatshmërisë së filozofëve vërtitet rreth e qark që prej kohës së Thales of Miletus, i cili hodhi poshtë akuzat e padobishmërisë së tyre, i cili për një vit u pasurua nga mbledhja e ullirit. Veçse ideja vijon të njëjtin avaz, madje Søren Kierkegaardi ishte ndoshta filozofi që më së shumti e konsideronte aktivitetin e jetës së zakonshme si një bezdisje: “Ajo që e bën jetën time kaq të vështirë është se jam akorduar një oktavë më lartë se pjesa tjetër e njerëzve… Shumica e njerëzve mendojnë, më së shumti, për atë me të cilën duhet të martohen. Duhet të mendoj për vetë martesën. Dhe kështu ndodh për gjithçka tjetër. Kjo është në thelb gjendja ime hë për hë”. E shkroi këtë në vitin1849, tetë vjet pasi ishte ndarë nga e fejuara Regine Olsen, një akt që biografët e tij janë rrekur ta shpleksin që prej asaj epoke. Çështja e martesës ishte diçka për të cilën ai i rikthehej vazhdimisht: “Ne kemi nevojë për personalitete dinamike, për njerëz bujarë, që nuk janë të zhytur dhe të lodhur në shqetësime të pafundme për punën, gruan dhe fëmijët”. Më pas, ekziston edhe formulimi i famshëm i Ose/ose: “Martohuni dhe do të pendoheni. Mos u martoni, përsëri do të pendoheni edhe për të”.

 

 

Biografia e Clare Carlisle nuk e komplikon më tej këtë çështje. “Kierkegaard, – shprehet ajo, nuk i shpërfillte traditat, detyrat dhe të papriturat e jetës, përkundrazi, ai pyeste veten nëse ishte i aftë t’i pëmbushte ato, madje ai kishte frikë nga intimiteti i martesës”. Ekziston edhe sugjerimi, se ai nuk donte t’ia impononte melankolinë e vet (në ditët e sotme do quhej depresion) ose natyrën shpirtërore, një gruaje. Dhe spiritualiteti i tij ishte i lartë: Carlisle prodhon shumë nga grindjet e tij me pastorët dhe teologët, në të vërtetë me gjithë komunitetin e krishterë, të cilin e akuzonte pak a shumë se vështirë ta besonte që ishin të krishterë. Çelsi kryesor ishte historia e Abrahamit, e urdhëruar nga Perëndia për të sakrifikuar djalin e tij Isakun, për ta shpëtuar atë vetëm në minutën e fundit. […] Reagimi i Kierkegaard ishte se besimi fetar qëndron përtej etikës dhe ai mori një pikëpamje të errët të atyre që nuk e kuptuan këtë dhe “sekreti i vuajtjes si forma e jetës më të lartë”. (“Søren”, thotë Carlisle, do të thotë “i sertë” në danisht dhe “Kierkegaard” do të thotë “varrezë”).

 

Gjithsesi, vështrime të tilla nuk e ndaluan të ishte mendjemprehtë, në të dyja: në personin dhe në punën e tij. Mendimi më i famshëm i tij ishte, se duhet të jetohet e ardhmja, por gjithnjë duke kuptuar të shkuarën. […]. Rezultati “është një lloj mrekullie: një bashkim alkimik i avullit me çelikun” dhe kështu me radhë. “Megjithëse autorësia e tij është një barrë, ai gjen lehtësim vetëm tek i shkruari: në shtëpi, sidomos në orët e qeta të natës, fjalët i rendin lirshëm nga pena, rrjedhshmëria e mendimeve përkunden me hare mbi faqen e hapur të librit, ende të pashtypura dhe të paprangosura në letër, ende të pazbuluara për publikun e gjerë, nga vështrimet e paparashikuara”. “Ashtu si çdo shpirt tjetër njerëzor, ai erdhi në jetë brenda ngrohtësisë së qetë dhe të errët të trupit të një gruaje dhe ai digjet për një shenjtërore të tillë kur dritat e shndritshme të botës bëhen të forta për të”. Carlisle i mëshon idesë së luftërave të tij fetare, e përshtatshme në atë që Kierkegaard e mendonte si pjesën më të rëndësishme të punës, në të vërtetë, ky ishte gjithë qëllimi. Soren Kierkegaardi trajtoi çështjen e ekzistencës, të cilën e konisderon si realitetin themelor të njeriut: Ne jemi të lirë të vendosim cilësinë e ekzistencës sonë. Sipas tij, liria është një qëndrim ekzistencial. Liria e vërtetë supozon që nuk ka zgjidhje tjetër veç asaj që njeriu ndjek rrugën që ai duhet të ndjekë.

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit