MENU
klinika

“Albania, si gira” në Romë

Kinemaja shqiptare në fokus

04.04.2019 - 11:44

Roma i çel sot dyert kinemasë shqiptare. “Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit”, është tema e Festivalit të kinemasë shqiptare, për 4 ditë radhazi, më 4-7 prill 2019, në qendrën “Shtëpia e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë.

“Albania si gira”, është edicioni i parë i këtij festivali që do të hedhë vështrimin mbi Italinë dhe italianët, përmes prodhimtarisë së pasur kinematografike shqiptare në epokën e propagandës së regjimit komunist, si dhe në postkomunizëm.

 

 

Festivali i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore “CulturaPro” në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me ministrinë e Kulturës në Shqipëri, me Qendrën Kombëtare arkivore të Kinematografisë dhe Institutin Italian të Studimeve Historike mbi Europën Qndrore dhe Lindore, do të sjellë për publikun italian e atë shqiptar, filmat “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936”, “Amaneti”, “Njeriu me top”, “Letra ere”, “Lindje Perendim Lindje”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Bota kafe” etj.

 

Italia ka pasur një rol të konsiderueshëm në ngjarjet historike në Shqipëri, që janë refelektuar artistikisht e në mënyrë kontradiktore dhe në kinematografinë shqiptare, në të dy epokat.

 

 

Nëse gjatë regjimit komunist italianët shfaqeshin si armiq, pushtues e përkrahës të politikës imperaliste, pas rënies së diktaturës, Italia është vendi i mundësive të mëdha dhe i një jete më të mirë, vendi më i afërt i takimit të shqiptarëve me Perëndimin.

Pavarësisht episodeve historike dhe tonaliteteve artistike që janë veshur Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare, gjithmonë ka ekzistuar njëfarë empatie reciproke, lidhur kjo me afërsinë gjeografike, kulturore dhe emotive mes dy popujve.

 

 

  Të paharrueshën janë për publikun shqiptar, personazhet si: Agushi në filmin “Njeriu me top”; Alberto, producenti italian në “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës, i cili kishte ftuar klarinistin e talentuar Halit Berati për të regjistruar muzikën e tij; mësuesja e muzikës në “Lulëkuqe mbi mure” i Dhimitër Anagnostit, apo ngjarjet historike ku janë ambientuar filmat si “Koncert në vitin 1936”, i Sajmir Kumbaros, “I dashur armik” i Dhimitër Xhuvanit, “Letra ere” i Edmond Budinës etj.

 

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!