MENU
klinika

Plaku i Moresë

Kollokotroni gjenerali i pavarësisë së Greqisë

14.04.2019 - 14:12

Theodor Kollokotroni ka qenë gjeneral me origjinë arvanitase, që ka në luftuar për pavarësinë e Greqisë. Kollokotroni në popull njihej dhe si “Plaku i Moresë”. Sipas disa shënimeve del të jetë lindur më 3 prill 1770, nën një pemë në Mesininë e vjetër. Në Kalendarin Enciklopedik lindja e tij shënohet më 14 prill të vitit 1770.

 

 

Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, si myslimanë apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kollokotronit ishin arbërorë ose nga Morea ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Prapanicë-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Në shtator të 1833 Kollokotronin e burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”.

 

Klonari, avokati i tij mbrojtës, tha në fjalën e tij: “Deri kur zotërinj gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?”
Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së viti 1821. Varri i tij ndodhet ne Korfuz.

 

 

Por, Kollokotroni i madh nuk do të lihej i qetë nga qeveria greke mbas çlirimit. E arestojnë përsëri më 1832 bashkë me Dhimitër Pllaputa ku i dënojnë të dy për tradhëti me vdekje. Mbas disa vitesh i nxjerrin të dy nga burgu. Teodor Kollokotroni vdiq në 4 shkrutë 1843, në Athinë.

 

 

Teodor Kollokotroni kishte motër Sofinë mëmën e Nikitarës ose siç njihej nga populli “turkëngrënesi” i cili ishte nga fshati Turkleka. Kollokotroni kishte djalë Pano Kollokotroni(1800-1824) i cili ishte martua me vajzën e Laskarina Bubulina. Pano Kollokotroni u vra më 21 nëntorë 1824, në fshatin Thana të qytetit të Tripoli. Kurse djali tjetër i Teodorit quhej Jani i Ri Kollokotroni(1804-1868), i cili në vitin 1862 u bë Kryeministër i Greqisë dhe vdiq më 20 maj 1868.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit