Banorët e Kolonjës i janë rikthyer protestave ku kërkojnë pezullimin e lejes për HEC-in mbi përroin e Rehovës.
Sipas banorëve kompania “ETT Group Auto.shpk” ka marrë në maj të vitit 2017 një miratim paraprak prej Ministrisë së Energjitikës për vazhdimin e proceduarave për HEC Kolonja me kapacitet të instaluar 700 kw.
Kompania siç shprehen banorët, pretendon se ka realizuar edhe dëgjesën publike megjithëse nuk është thirrur asnjë takim publik në terren. Banorët janë të shqetësuar për devijimin e një sasie të madhe të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje.
Ministria e Energjitikës pezulloi për rishqyrtim pak kohë më parë të gjitha projektet që kanë të bëjnë me HEC-e punimet për të cilët ende nuk kanë filluar.