MENU
klinika

Pasuesi i Panuccit

Kombëtarja, Duka takon trajnerin e njohur

06.04.2019 - 14:20

Ashtu siç pati deklaruar në fund të marsit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka nisur fushatën e tij për të zgjedhur trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare.

Burime nga FSHF-ja kanë konfirmuar për “Top Channel” se një prej emrave në krye të listës së dëshirave të presidentit Duka është Alberto Zaccheroni, ish-trajner i Milanit dhe Japonisë.

Mësohet gjithashtu se presidenti Duka do të ulet në një drekë informale këtë të shtunë, pikërisht me teknikun Zaccheroni në qytetin e Bolognas në Itali.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare nëse kërkesë-oferta mes palëve përputhen, apo mbi gatishmërinë e teknikut me shumë eksperiencë për të pranuar të drejtojë ekipin kuqezi.

Nëse gjithçka mbyllet me sukses, trajneri italian mund te firmosë një kontratë dyvjeçare (1+1) për të drejtuar kuqezinjtë.