Pas Samitit të Berlinit ka ardhur reagimi i komisionerit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.
Ai shprehet se pret që dialogu Kosovë-Serbi të zhbllokohet dhe që vendet anëtare të Bashkimit Europian ta mbështesin zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Përpara takimit, zyrtari i lartë e kishte bërë të qartë se qëllimi kryesor i tij ishte vazhdimi i dialogut.
Çështja e negociatave të anëtarësimit nuk ishte pjesë e agjendës së samitit, që në fokus kishte kërkimin e një zgjidhjeje për ngërçin mes Kosovës e Serbisë.
Mirëpo, Hahn tha dy ditë më parë, i cituar nga “Handelsblatt”, se ka besimin që në fund të majit, Komisioni Europian do të rekomandojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij rekomandimi, do të bëhet mbi bazën e kritereve me të cilat janë pajtuar vendet anëtare, e vendimi më pas do të kalojë përmes tyre.