Shoqëria e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike që bënte transportimin e rreth 2 milion eurove të disa bankave të nivelit të dytë dhe që u grabitën në pistën e avionit në Rinas, është e njëjta kompani që ra pre e grabitjes edhe tre vite më parë.
Bëhet fjalë për “Nazeri 2000”. Kjo kompani është grabitur po në aeroportin e Rinasit në vitin 2016, ku autorët morën 3 milion euro brenda pistës së aeroportit.
Sasia e parave transportohej nga kompania “Nazeri 2000” në bashkëpunim me kompaninë tjetër të sigurisë fizike, “Jaguar”.
Në ngjarjen e sotme, persona të armatosur dhe me maska thyen derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse dhe grabitën rreth 2 milion euro pistën e avionit dhe u larguan.
Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.
Policia konfirmon se gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.
Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes që dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.